Vallëzimi provokues i yllit amerikan nën ritmet e këngës së Encës me Don Xhonin

Ylli i famshëm amerikan, Brittanya Razavi ka publikuar një video, ku shihet duke vallëzuar nën ritmet e duetit të Encës dhe Don Xhonit.

ShowBiz

13/08/2020 23:40

Enca Haxhia dhe Don Xhoni po e shijojnë në maksimum suksesin e duetit të tyre, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë po i pëlqen edhe yllit të njohur të reality-shout, Brittanya Razavi, e cila publikoi një video duke vallëzuar nën ritmet e saj.

“Tekstet e Encës e thonë të gjithën”, është mbishkrimi që Brittanya ia ka lënë videos, të cilën e ripostoi edhe këngëtarja.

Ajo ishte veshur me një bodysuit dhe me fustan prej rrjete, në të cilin e theksonte figurën trupore, derisa po bënte lëvizje provokuese pranë veturës.

Brittanya Razavi është bërë e famshme me pjesëmarrjen në “Charm School”, “Rock of Love” dhe “I Love Money”.

Vetëm në Instagram, ajo ndiqet nga më shumë se 4 milionë persona. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CD1pp8NAzlS/

https://www.instagram.com/p/CD1m7ojn8Rn/