Vali Corleone u plagos nga e dashura në 04:00 të mëngjesit, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për plagosjen e personit që në opinion njihet si Vali Corleone. Policia në raport ka thënë se i njëjti është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit, shkruan lajmi.net. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. E dyshuara, A.S është arrestuar dhe është…

Lajme

12/08/2022 08:57

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për plagosjen e personit që në opinion njihet si Vali Corleone.

Policia në raport ka thënë se i njëjti është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit, shkruan lajmi.net.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

E dyshuara, A.S është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore  e  viktimës  është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Lajmi.net/