Vali Corleone të paraqitet në polici për një muaj rresht

Vali Corleone dhe Gent Qamili janë të obliguar të paraqiten për një muaj rresht në polici pasi iu është pezulluar masa e paraburgimit, megjithë shumë veprave penale për të cilat është i dyshuar Corleone.

ShowBiz

16/05/2014 15:00

Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga gjykatësja Emine Salihu ka marrë aktvendim që masën e paraburgimit tua zëvendësoj me paraqitje në stacionin policor nga data 8 maj 2014 deri m 8 qershor 2014. Gjykata ka vlerësuar se Vali Corleone meqë është recidivist ende paraqet rrezik, meqë në data bazën e policisë ka të evidentuara mbi 30 vepra penale.

Vali Corleone dhe Gent Qamili janë liruar nga masa e paraburgimit pasiqë gjykatësja e gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu ka zëvendësuar këtë masë me masën e paraqitjes në stacionin policor nga data 8 maj 2014 deri më 8 qershor 2014, raporton rajonipress.

Gjykatësja ka vendosur kështu pasiqë vet Prokuroria Themelore kishte kërkuar që ndaj tyre të pezullohet masa e paraburgimit. Por është interesant fakti se edhe në dosjen e Prokurorisë edhe në shkresat e gjykatës ekzistojnë të dhënat për disa vepra penale që dyshohet vet Corleone.

Sipas rajonipress, në aktvendimin e gjykatëses Emine Salihu thuhet se ende ekziston baza ligjore që të pandehurve tu caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor ngase nga të dhënat dhe dëshmitë që gjenden në shkresa të lëndës, si dhe dyshimit të bazuar për veprat penale të cilat iu vihen në barrë të pandehurve Gent Qamili dhe Vali Corleone, e për të cilat me kodin Penal të Republikës së Kosovës parashihen dënime mjaft të larta.

Në vendimin e gjykatës thuhet se duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit Princ Vali Corleone, pasiqë i njëjti është i njohur si recidivist i veprave penale ku në databazën e Policisë së Kosovës ka qenë i dyshuar për 30 vepra penale të tjera ku prej tyre 27 vepra janë të evidentuara në emrin e mëparshëm si Valdrin Sylejmani, ndërsa tri vepra në emër të tanishëm.

Ndryshe Princ Vali Corleone ndodhej në paraburgim nga data 23 prill 2014 dhe dyshohej për dy vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Corleone dyshohet se më datën 28.07.2013 në magjistaren Gjilan – Kamenicë në tualetin e diskotekës “Stop”, të pandehurit Gent Qamili dhe Corleone, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, ashtu që i pandehuri Corleone, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin Gent Qamili, të njëjtit ia jep një granatë dore të tipit “A1”, me ndezës dhe siguresë dhe i jep instruksione që ta vendos në lokalin e diskotekës “Stop”, duke i premtuar shumën e të hollave prej 300 eurove./rajonipress//lajmi/.