Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj princit Valentino Corleones, i njohur si Vali Corleone, në procesin penal që ndaj tij është zhvilluar për veprën penale që lidhet me narkotikët. Vali Corleone dënohet me 1 vit e 4 mijë euro gjobë, me kusht. Vendimi është shpallur pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe pasi…

Lajme

23/09/2026 09:42

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj princit Valentino Corleones, i njohur si Vali Corleone, në procesin penal që ndaj tij është zhvilluar për veprën penale që lidhet me narkotikët.

Vali Corleone dënohet me 1 vit e 4 mijë euro gjobë, me kusht.

Vendimi është shpallur pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe pasi palët kishin dhënë fjalën përfundimtare.

Në seancën e fundit, prokuroria kishte kërkuar që Corleone të dënohej për veprën për të cilën akuzohej, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuza.