Valdrin Sahiti nga Nju Jorku me përplot dhurata për vajzën që po pret

13:04 | 26 Mars 2018

Dizejneri Valdrin Sahiri pritet që së shpejti të bëhet baba.

Tash e sa muaj, bashkëshortja e tij Edita, ka udhëtuar në Amerikë dhe atje duket se do ta bëj edhe lindjen e vajzës, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Edita ka postuar një fotografi në të cilën ka zbuluar dhuratat që Valdirni i ka dërguar atje për vajzën.

Veshjet ishin të shumta të cilat kishin mbuluar gjysmën e dhomës, ndërsa blerjen e kishte bërë në Nju Jork. /Lajmi.net/