Valdete Idrizi për barazinë gjinore: Ka përmirësime, por janë të ngadalshme

Aktivistja dhe këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Valdete Idrizi, ka thënë se ndryshimet në shoqëri sa i përket barazisë gjinore po ndodhin ngadalë por ekziston një përmirësim inkurajues.

Lajme

08/03/2019 19:06

Ajo këtë komente i bëri në emisionin Info Magazine duke shtuar se për të bërë ndryshime në shoqëri, vendi i duhur janë partitë politike sepse aty mund të bëhen ndryshimet, transmeton Klan Kosova.

“Si grua që jetoj në Kosovë, unë nuk mund t’ia lejoj vetës luksin për ta festuar ditën e 8 Marsit. Kjo për shkak se kemi edhe shumë për të bërë”.

“Në mes substancës dhe sensacionit, mendoj se ka diçka në mes. Kujtoj se para disa vitesh është protestuar për raste të shumta”.

“Kam thënë shpesh herë që nëse duam demokraci, atëherë duhet shkuar tek partitë politike”.

“Aty është duke u punuar shumë në këtë drejtim mirëpo dua ta theksoj se nuk është e lehtë”.

“Tani kjo është protesta ime dhe lufta të cilën e bëj. Unë mendoj se kjo luftë duhet të vazhdojë sepse nuk është e mjaftueshme. Në Kosovë duhet një gjë e tillë”.

“Tek ne nuk ka asnjë grua kryetare, ndërsa në anën tjetër kemi gra shumë të zonja”.

“Në këtë shoqëri ndryshimet po ndodhin shumë ngadalë. Mirëpo ekziston një përmirësim dhe ne nuk guxojmë t’i dekurajojmë njerëzit”.