Valdet Zeqiraj ka nevojë për ndihmë urgjente
Valdet Zeqiraj është i riu kosovar i cili ka nevojë për ndihmë urgjente.
Lajme
Ka qenë faqja në Facebook me emrin ‘Vrella’ që ka bërë një njoftim ku thuhet se i riu 27 vjeçar vuan nga sëmundja e kancerit dhe është në Turqi për t’u shëruar por pasi që kërkohet një shumë e madhe e parash, familja e tij nuk mund ta përballoj shumën, shkruan lajmi.net
Prandaj, apelohet të vullnetmirët t’i ndihmojnë Valdetit për shërim.
Në njoftim thuhet se Ministria e Shëndetësisë i ka ndarë 23.000 Euro por Valdetit i duhen edhe 130.000 euro të tjera për ta vazhduar shërimin.
Gjithë ata që duan të kontribojnë, mund ta kontaktojnë babain e Valdetit, Halil Zeqiraj në numrin e telefonit: +38344252594./Lajmi.net/