Valdes është gati

Një lajm i mirë për Barcelonën. Portieri Victor Valdes është deklaruar i gatshëm për lojë, pas mungesës në muajin e fundit për shkak të një lëndimi. Valdes, i cili u dëmtua më 19 nëntor gjatë një paraqitjeje për Spanjën në miqësoren kundër Amerikës së Jugut ka punuar intensivisht rreth rikuperimit dhe duket se më në…

Sport

26/12/2013 07:00

Një lajm i mirë për Barcelonën. Portieri Victor Valdes është deklaruar i gatshëm për lojë, pas mungesës në muajin e fundit për shkak të një lëndimi.

Valdes, i cili u dëmtua më 19 nëntor gjatë një paraqitjeje për Spanjën në miqësoren kundër Amerikës së Jugut ka punuar intensivisht rreth rikuperimit dhe duket se më në fund ia doli.

“Kam kryer me sukses seancën stërvitore. Tashmë jam gati. Faleminderit Juanjo Brau (fizioterapeuti i Barcelonës) që ke qëndruar gjithnjë pranë meje”, shkroi Valdes në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Andaj, trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino do të shpresojë se Valdes do të jetë i gatshëm për të qenë titullar në ballafaqimin e ardhshëm në kuadër të La Ligës kundër Elches, më 5 janar.