Valcano zbulon si CR7 ia ndryshoi karrierën Benzemas me një këshillë

Jorge Valdano ishte duke dhënë një intervistë për "La Galerna", ku zbuloi këshillën çelës që Cristiano Ronaldo ia dha Karim Benzemas sa ishin bashkëlojtarë te Real Madrid.

Sport

14/10/2021 21:09

Benzema ishte pjesë e treshes së frikshme BBC, bashkë me Cristiano dhe Gareth Bale, por kur portugezi u largua, çdo gjë ndryshoi, transmeton lajmi.net

Francezi kalon shumicën e kohës në fitnes tani, mirëpo sa ishte më i ri, ishte shumë i lëvizshëm duke qëndruar më shumë jashtë fushës.

Valdano zbuloi se një këshillë e Ronaldos i ndryshoi gjithë karrierën për mirë Benzemas.

“Ai (Benzema) ndryshoi përmirësimin në profesionalizëm”.

“Djali luajti me Cristiano, një super profesional. Dhe Cristiano që e admiroi shumë, i tha: ‘Djalë, nuk do arrish t’ia dalësh te Real Madrid në këtë mënyrë”.

“Karim mësoi nga kjo këshillë. Njerëzit inteligjent ndryshojnë për mirë. Dhe largimi i Cristianos ishte i rëndësishëm, sepse tani është i detyruar të jetë udhëheqës”.

33-vjeçari është ndër futbollistët më në formë në Evropë me nëntë gola dhe shtatë asistime në tetë ndeshje./Lajmi.net/