Valbona e lag me ujë Vserlon, debat i ashpër mes banorëve: Mos u afro

Një debat i ashpër shpërtheu mes Valbonës dhe Vserlos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku tensionet arritën kulmin pas një akuze për vjedhjen e cigareve. Gjithçka nisi kur Valbona akuzoi Vserlon se i kishte marrë cigaret pa leje. Situata u përshkallëzua shpejt, me Valbonën që kërkonte sqarime dhe Veselin që mohonte akuzat. Ndërsa…

ShowBiz

01/03/2025 16:14

Një debat i ashpër shpërtheu mes Valbonës dhe Vserlos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku tensionet arritën kulmin pas një akuze për vjedhjen e cigareve.

Gjithçka nisi kur Valbona akuzoi Vserlon se i kishte marrë cigaret pa leje.

Situata u përshkallëzua shpejt, me Valbonën që kërkonte sqarime dhe Veselin që mohonte akuzat.

Ndërsa debati sa vinte e bëhej më i ashpër, Valbona, e irrituar nga situata, e ndoqi Veselin dhe e spërkati me ujë, gjë që e nxiti atë të reagojë me nervozizëm.

I revoltuar nga veprimi i saj, Veseli iu afrua Valbonës me tone të ngritura dhe duke bërtitur, duke e sfiduar atë në një përballje ballë për ballë.

Në atë moment, Valbona e paralajmëroi duke i thënë: “Mos mu afro kaq shumë se po më puth”.

Në përgjigje të kësaj, Veseli e ironizoi situatën duke u shprehur: “Nuk puth komardare, unë puth buzë”.

Ky koment provokues shkaktoi reagime të ndryshme mes banorëve dhe audiencës, me disa që e panë si një batutë, ndërsa të tjerë si një qëndrim të ashpër nga ana e Veselit.