Vajzat shkurtojnë fundet e uniformave në shkollë të mesme
Nxënësit e shkollave të mesme paguajnë më shumë se 40 euro për uniforma shkollore, modelin e të cilave e kanë zgjedhur bashkërisht mësimdhënësit me prindërit.
Lajme
Janë të shumta vajzat, sidomos në gjimnazin “Sami Frashri” dhe “Eqrem Çabej” që i kanë modifikuar uniformat duke shkurtuar fundet, raporton emisioni 038 në KTV.
Ndonjëherë fundet janë më të shkurtra se palltot.
Megjithëqë nuk kanë respektuar rregullat, e vetmja që kanë marrë këto nxënëse janë fjalët qortuese.
Për sociologët, kodi i veshjes paraqet edhe edukatën dhe respektin për institucionin.
Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, thotë se Komuna nuk e ka vënë rregullin e uniformës, por që megjithatë ajo duhet respektuar.
E deri tash, shkollat kanë arritur që të paktën t’i detyrojnë nxënësit që t’i veshin e bartin uniformat, duke i kushtëzuar me hyrje në shkolla.