Vajza e tyre mbushi një muaj, Granit Xhaka poston portretin e bukur familjar
Granit Xhaka publikoi një foto të këndshme me gruan dhe vajzën.

ShowBiz
Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Në një mujorin e vajzës, që e pagëzuan Ayana, futbollisti publikoi portretin më të bukur familjar.
“Urime njëmujorin engjëlli im. Nëna dhe babai të duan”, ishte mbishkrimi që Xhaka ia la fotos, ku pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Për ndryshe, Ayana është fëmija i parë i Granitit dhe Leonitës. /Lajmi.net/