Vajza 6 vjeçare u jep leksion hajdutëve (Foto)
Të dashur hajdut, gjeni punë! - është letra e një vajze të vogël që i’a shkroi hajdutëve që i hyrën në shtëpi gjatë kohës kur ajo me familje ishtin në dyqan.

Fun
Holly Crabtree, u ndje shumë keq pas vjedhjes që ndodhi në shtëpinë e saj. Hajdutët që u futën në shtëpi, vodhën 3,000 funta, e shumë gjëra të tjera, ku në mesin e tyre, ishte edhe byzylyku i saj i preferuar. Kjo letër zemërthyese nga vajza, u tregon hajdutëve që ajo nuk do të ndihet më asnjëherë e sigurt në shtëpinë e saj, transmeton lajmi.net.
Holly u shkruan atyre : “Mënyra për të pasur para nuk është vjedhja, nëse doni të keni para, ju duhet të gjeni një punë”.
Familja e vajzës deklaron se hajdutët kishin hyrë dhe kishin plaçkitur gjëra pothuajse në çdo cep të shtëpisë, brenda pak orëve kur ata po bënin pazar në një dyqan shumë afër shtëpisë së tyre.
Prindërit e Holly, Wayne, 43 vjeçar dhe Kerry Crabtree, 43 vjeçare thanë se Holly kishte vendosur të shkruaj këtë letër, pasi ajo u traumatizua dhe u frikësua shumë pas ndodhisë, për më tepër ajo u mërzit për byzylykun e saj të cilin i’a kishin dhuruar në ditën e pagëzimit. /Lajmi.net
/Lajmi.net