“Vainty Fair” dështon me fotoshop, i bën yjet e famshme me nga 3 duar e 3 këmbë
Numri i fundit i revistës prestigjioze "Vainty Fair" ka marrë gjithë vëmendjen.

ShowBiz
Në një imazh ku kanë pozuar personazhet e famshme botërore, revista ka dështuar në përdorimin e fotoshopit, shkruan lajmi.net.
Ishte pikërisht Oprah Winfrey ajo të cilës gabimisht i janë vendosur 3 duar teksa mbante në prehër modelen Reese Witherspoon.
E kësaj të fundit ia kanë shtuar edhe një këmbë më shumë, e gjithë kjo gafë bëri që të “shpërthejë rrjeti me reagime.
Ndërsa, personazhet që kanë qenë pre e këtij gabimi, e kanë marrë me shumë humor këtë gjë, më së miri e tregojnë postimet e tyre në Twitter.
“Unë i pranoj 3 këmbët e tua, dhe mesa di unë, ti e pranon dorën time të tretë.”, ka shkruar Oprah, ndërsa modelja Reese tha “Mirë, tashmë të gjithë e dinë që unë kam 3 këmbë. Shpresoj që të më pranoni për këtë që jam. Oprah, nëse e ke mundësinë, ta rekomandoj këtë!”. /Lajmi.net/