Uta Ibrahimi i jep fund beqarisë, merr propozim fejese nga sportisti maqedonas Metodi Chilimanov

23:25 | 27 Nentor 2021

Alpinistja Uta Ibrahimi nuk është më beqare.

Njoftimin se ajo ka ndërruar stastusin shoqëror e ka dhënë vet alpinistja me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Uta ka marrë një propozim fejese nga sportisti maqedonas Metodi Chilimanov, të cilit i ka thënë “PO”.

Alpinistja e cila ka ngjitur majat më të larta të botës, ka postuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, nga momenti kur ka vënë unazën në gishtin e saj.

“Çfarë vrapimi në mëngjes. Erdhëm për të festuar përvjetorin dhe ditëlindjen time, dhe më pas në një vrap mëngjesi rreth Demir Kapisë, Meto më tha të ndaloja dhe të shihja ylberin në majë të kodrave.. taram…kjo herë është e duhura , nuk do te shkrihet .. është një unazë e punuar me dorë me nyje të figurës tetë, ajo që ti i beson më shumë…Chilimanov nuk e imagjinoj dot të kaloj ditët e mia pa prezencën tënde dhe dashurinë tënde, humor dhe shumicë gjithë mbështetjen tuaj që më keni dhënë! Mezi presim më shumë vrapime, ngjitje, ski, biçikletë.. dhe gjithçka tjetër që na pëlqen të bëjmë në jetë. Të dua sa malet”, ka shkruar Uta në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Uta ⛰ (@uta.ibrahimi)