Usyk paralajmëron Fury: Unë nuk kam frikë, është thjesht një burrë i madh
Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka folur në lidhje me atë britanik, Tyson Fury. Lufta ndërmjet dy gjigantëve të peshave të rënda, Usyk dhe Fury mund të ndodhë këtë vit. Se kanë nevojë për një luftë të tillë së fundmi e ka pranuar boksieri ukrainas, Usyk. Por, gjithnjë duket theksuar që nuk i frikësohet atij. “Unë…
Sport
Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka folur në lidhje me atë britanik, Tyson Fury.
Lufta ndërmjet dy gjigantëve të peshave të rënda, Usyk dhe Fury mund të ndodhë këtë vit.
Se kanë nevojë për një luftë të tillë së fundmi e ka pranuar boksieri ukrainas, Usyk. Por, gjithnjë duket theksuar që nuk i frikësohet atij.
“Unë kam nevojë për këtë luftë dhe kaq. Mendoj se edhe ai ka nevojë për të. Kjo luftë është shumë e rëndësishme për ne të dy”, tha fillimisht Usyk, transmeton lajmi.net.
“Nëse një person është më i madh se unë, nuk do të thotë se ai është më i fortë se unë”, vazhdoi ukrainasi.
Pas dy fitoreve radhazi ndaj Anthony Joshuas, Usyk mban titujt e peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Tyson Fury është kampion i WBC./Lajmi.net/