Mustafa merr mbështetje për proceset integruese nga Malta dhe Hungaria

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa , priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, George Wlliam Vella si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Laszlo Szabo.

Lajme

03/02/2016 17:16

Gjtë këtyre takimeve Mustafa ka marr mbështetjen nga dy ministrat për përkrahje të Kosovës, në proceset integruese dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George William Vella, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Maltës për zhvillimin ekonomik, integrime evropiane dhe proceset tjera të Kosovës.

” Ministri Vella, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maltës për thellimin e  bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën”.

” Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Laszlo Szabo, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë, theksoi gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në rrugën eurointegruese, përmes ofrimit të përvojave të Hungarisë”, thuhet në komunikatë.

ZKM 4-Mustafa-Szabo (1)

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa gjatë takimeve i njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane.

Sipas komunikatës Mustafa, duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës dhe të Hungarisë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këto dy shtete mike, në të gjitha fushat.

Gjatë takimit me zëvendësministrin Szabo, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë,  njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, një theks i posaçëm iu kushtua mundësive të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në Kosovë.