Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së: Jemi pa sigurim fizik, objektet po i ruan Policia e Kosovës deri në një kontratë të re
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari tha se po e presin vendimin e Gjykatës Komerciale për kompaninë e sigurimi që i është ndërprerë kontrata. Ai tutje tha se QKUK ka fillua negociatet për një kontratë të re sepse objektet janë pa sigurim fizik. Osmani tha se deri në marrëveshjen e re me…

Lajme
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari tha se po e presin vendimin e Gjykatës Komerciale për kompaninë e sigurimi që i është ndërprerë kontrata.
Ai tutje tha se QKUK ka fillua negociatet për një kontratë të re sepse objektet janë pa sigurim fizik.
Osmani tha se deri në marrëveshjen e re me kompani të sigurimit, objektet e QKUK po i ruan Policia e Kosovës.
“Ne si QKUK e kemi pasë një kontratë të negociume për punëtorët fizik të sigurimit, OSHP-ja mas dy muaj e ka pru një vendim ku kërkon nga QKUK me ndërpre kontratën me kompaninë e sigurimit si drejtor i QKUK-së normalisht se jena të obligon me e respektu vendimin e OSHP-së dhe i kam dhënë afat kompanisë që ka pasë kontratë me neve deri me datën 21 qershor me përmbyll kontratën. Gjatë kësaj periudhe ka pasë edhe një zhvillim tjetër kur kompanisë që ia kemi ndërprerë kontratën ka bë ankesë në gjykatë komerciale e cila është një e drejtë legjitime edhe atyre si kompani. Gjykata na kërku prej neve vendosjen e masave, kemi dhënë përgjigje në mas të përkohshme edhe në padinë që ka ngrit kompania. Deri tani nuk kam ndonjë vendim prej Gjykatë Komerciale për vendimi sa i përket masës së përkohshme – si QKUK kemi filluar negocimin për një kontratë të re sepse janë objektet pa sigurim fizik. Gjatë kësaj periudhe deri te një kontraktorë i ri, Policia e Kosovës janë në kujdes të objekteve të QKUK-së”, tha ai./Lajmi.net/