Ushtroi dhunë fizike dhe psikike vazhdimisht ndaj bashkëshortes, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Malishevë për shkak se i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës shtetase e Shqipërisë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. “Ndërsa i dyshuari me vendim…

Lajme

04/07/2024 10:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Malishevë për shkak se i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës shtetase e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore.

“Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/