Ushtrimet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, Kurti: E kemi njoftuar BE-në, kufiri ynë është i mbrojtur dhe s’mund të na ndalin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e një segmenti të rrugës Vushtrri-Prishtinë. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me ushtrime të ushtrisë serbe të cilat i kanë bërë në kufirin me Kosovën afër Gjilanit. Në lidhje me këtë, Kurti ka thënë se është një provokim i Serbisë që dëshiron ta…

Lajme

19/03/2026 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e një segmenti të rrugës Vushtrri-Prishtinë.

Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me ushtrime të ushtrisë serbe të cilat i kanë bërë në kufirin me Kosovën afër Gjilanit.

Në lidhje me këtë, Kurti ka thënë se është një provokim i Serbisë që dëshiron ta cenoj integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Bëhet fjalë për njësi që kanë trajnuar kryekriminelin Milan Radojiciq në Banjskë për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku por edhe tregon edhe pafuqinë e tyre sepse në Kosovë s’ka më struktura ilegale që mund të cënojne sovranitetin, integritetin, paqen për të gjithë. E nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë dicka tentojnë që të demostrojnë forcën aty përrreth kufijve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky është një provokim dhe për këtë i kanë shkruar dhe Bashkimit Evropian.

“Është provokim dhe për këtë i kemi shkruar tanimë edhe Bashkimit Evropian, por forcat tona janë të përgatitura e kufiri ynë është i mbrojtur e këtë e bëjmë me FSK-në Policinë e me AKI-në e me KFOR-in. Në njërën anë është e vërtetë që demostrojnë destruktivitet e agresivitet, por shprehja e frikës dhe pafuqisë së tyre se Kosova është më e fortë se kurrë e se s’mund të na ndalin pavarësisht se cfarë planesh kanë e cfarë dëshirash nuk iu tretën ende”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/