Ushtrime të lehta për bark të rrafshët

Forconi muskujt në duar, këmbë dhe në bark të shtrënguar, por meqenëse secili i ushtrim bëhet 30 deri 60 sekonda, nuk do të keni ndezje muskujsh.

Lifestyle

12/06/2018 10:19

Ushtrimet janë këto:

1. Shtrijuni në dysheme, këmbët le të jenë rrafsh me trupin, ndërkaq shuplakat afër shpatullave.

Mbështetuni në llëra dhe këmbë, qëndroni në këtë pozitë 30 sekonda.

2. Merrni frymë, çlirojeni trupin, njëkohësisht ngrini duart dhe këmbët, duke u mbështetur vetëm në bark.

Ky është ushtrimi ideal për forcimin e muskujve të shpinës dhe për shtrëngimin e kurrizit.

3. Përsëriteni qëndrimin në llëra, por kësaj here ngrijeni dorën e majtë (anash apo drejt), mbështetuni në dorën e djathtë.

Pas 30 sekondave kthehuni në pozitën fillestare dhe ndërroni anën.

4. Qëndrimin më të rëndë, anash, lëreni për fund. Kthehuni anash dhe mbështetuni në llërë dhe ngrijeni trupin.

 

Qëndroni ashtu 30 sekonda, dorën tjetër mbajeni në kërdhokull, pastaj ndërrojeni anën. /lajmi.net/