Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake
Instruktorët e regjimentit të xhenios nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke zhvilluar një trajnim të specializuar për ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson” për pjesëtarët e xhenios nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Sipas një njoftimi të FSK-së, ky trajnim po realizohet në kuadër të marrëveshjeve bilaterale ndërmjet…

Lajme
Instruktorët e regjimentit të xhenios nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke zhvilluar një trajnim të specializuar për ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson” për pjesëtarët e xhenios nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Sipas një njoftimi të FSK-së, ky trajnim po realizohet në kuadër të marrëveshjeve bilaterale ndërmjet FSK-së dhe FARSH-it, që synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të të dy forcave.
Për të parë nga afër ecurinë e këtij bashkëpunimi, sot trajnimet u vizituan nga atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë, kolonel Beqir Tafili, si dhe komandanti i Regjimentit të Xhenios në FSK, OF4 Agron Xhekaj.