Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

NATO ka njoftuar se ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF), kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare. Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-I, thuhet se patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë. Ndërkaq KFOR…

Lajme

10/03/2025 17:48

NATO ka njoftuar se ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF), kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-I, thuhet se patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë.

Ndërkaq KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë,” thuhet në njoftimin e NATO-s. /Lajmi.net/