Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës në kufi me Serbinë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes kanë realizuar një patrullim rutinë sot në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serbinë. KFOR-i bëri të ditur se këto patrullime janë pjesë e a angazhimit të përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për…
Lajme
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes kanë realizuar një patrullim rutinë sot në veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
KFOR-i bëri të ditur se këto patrullime janë pjesë e a angazhimit të përditshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Po ashtu, KFOR-i riafirmoi angazhimin për të zbatuar mandatin e tij, i cili është i mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
KFOR gjithashtu theksoi se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të koordinuar veprimet e sigurisë në terren. /Lajmi.net/