Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin për snajper dhe nënoficer

Forca e Sigurisë së Kosovës nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar “Kursin e Lartë për Nënoficer” dhe “Kursin e Avancuar për Snajper” Përmes një postimi në Facebook, FSK ka njoftuar se Kursi i Lartë për Nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre, realizon shkollimin dhe…

Lajme

25/10/2024 15:54

Forca e Sigurisë së Kosovës nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar “Kursin e Lartë për Nënoficer” dhe “Kursin e Avancuar për Snajper”

Përmes një postimi në Facebook, FSK ka njoftuar se Kursi i Lartë për Nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre, realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper” ”Kursi i Lartë për Nënoficer” u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve. ”Kursi i Avancuar për Snajper” u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike. FSK po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake”, thuhet në njoftimin e plotë të FSK-së.