Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it trajnohen në Novosellë

Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, kanë kryer trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin Novosellës. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të KFOR-it, ku thuhet se kjo bëhet për faktin që të ruhet gatishmëria e tyre e lartë operacionale. “Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të…

Lajme

09/03/2025 15:58

Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, kanë kryer trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin Novosellës.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të KFOR-it, ku thuhet se kjo bëhet për faktin që të ruhet gatishmëria e tyre e lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.