Ushtarët britanikë me stërvitje në Kosovë

Një kontingjent prej mbi 300 ushtarësh nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire të Mbretërisë së Bashkuar ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur menjëherë ushtrimet. Ushtarët aterruan mbrëmë (e mërkurë) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për t’iu bashkuar përkohësisht forcave rezervë të KFOR-it. Në një njoftim nga KFOR-i, thuhet se ky grup tashmë ka nisur ushtrimet…

Lajme

19/09/2024 22:42

Një kontingjent prej mbi 300 ushtarësh nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire të Mbretërisë së Bashkuar ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur menjëherë ushtrimet.

Ushtarët aterruan mbrëmë (e mërkurë) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për t’iu bashkuar përkohësisht forcave rezervë të KFOR-it.

Në një njoftim nga KFOR-i, thuhet se ky grup tashmë ka nisur ushtrimet e planifikuara, që kryesisht fokusohen në siguri dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Regjimenti Mbretëror i Yorkshire po teston shkathtësitë dhe procedurat e tyre për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë,” njoftoi KFOR-i përmes platformës X.

Këto aktivitete janë pjesë e përgatitjeve rutinë të KFOR-it, me qëllim ruajtjen e gatishmërisë operative dhe aftësisë për të vazhduar zbatimin e misionit të tyre.

Stërvitja e quajtur “Ushtrimi Operativ Trajnues” ka nisur më 18 shtator dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit 2024, duke përfshirë njësite të KFOR-it dhe forcat rezervë britanike.