Ushqimet që nuk duhet konsumuar bashkë, ju rrezikojnë shëndetin

Disa artikuj ushqimorë sikur janë krijuar për njëri-tjetrin, ndërsa disa kombinime të caktuara mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, ndaj duhet shmangur.

Lifestyle

25/02/2019 16:47

Kur është më së miri të hani fruta, dhe ç’ka nuk shkon me vezët dhe qumështin? Jo vetëm që përzierja e disa grupeve të frutave dhe perimeve mund të jetë e dëmshme, por mund të jetë edhe fatale, transmeton lajmi.net.

Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i më shumë se dy prej këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë çrregullime tek të rriturit dhe helmim të rëndë tek të vegjlit, që mund të rezultojë në probleme afatgjata shëndetësore.

Problemi qëndron se grupe të ndryshme ushqimesh kërkojnë një kohë të ndryshme tretjeje. Kombinimi i duhur aftëson trupin të tresë dhe t’i shfrytëzojë sa më mirë vlerat ushqimore. Teoria e kombinimit të ushqimit është shpeshherë e vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë, ajo që mund të kuptojmë është se ekzistojnë disa faktorë si niveli i pH-së dhe roli i tij tek tretja.

Proteinat kërkojnë një mjedis acid për t’u tretur. Nga ana tjetër, karbohidratet dhe yndyrat kërkojnë një mjedis bazik. Kur proteinat dhe karbohidratet konsumohen në të njëjtën kohë kjo mund të ngacmojë procesin e tretjes, duke shkaktuar mostretje, gazra dhe ulje të aftësisë së thithjes së elementëve ushqyes.

Ushqimet e listuara më poshtë asesi nuk duhet t’i kombinoni:

-Portokall me qumësht

– Banane dhe puding

– Portokall me karota

– Ananas me qumësht

– Qumësht soje me vezë. /Lajmi.net/