Ushqimet që iu ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja
Heqja dorë nga shprehia e konsumimit të duhanit është një nga gjërat më të vështira.
Lifestyle
Mirëpo është shumë e rëndësishme të gjenden mënyrat e duhura të hiqni dorë nga kjo shprehi, e cila sjellë shumë dëme shëndetësore.
Ekspertët tregojnë për WellMind se ekzistojnë disa ushqime, të cilat ndihmojnë në lënien e cigares dhe ato janë:
Hani diçka rregullisht– Kur jeni të uritur, gjëja e parë që ju bie në mend është pirja e një cigare. Kështu, nëse mbani gjithmonë diçka për të ngrënë me vete kjo do t’iu ndihmojë shumë që të shmangni pirjen e cigares.
Karotat– Janë produkti i duhur që duhet të konsumoni vazhdimisht nëse jeni në tentim të lënies së duhanit. Përpos karotave ju mund të hani edhe brokoli, lulelakër apo speca.
Çamçakëzi- Siguroheni të keni gjithmonë çamçakëz me vete, dhe sa herë të ndiheni nevojën për të pirë një cigare hani një çamçakëz!
Frutat e freskët- Portokalli, pjeshkat apo mollët janë shumë të mira për t’u konsumuar. Ato janë të ëmbla si dhe kanë sasi të lartë të vitaminave dhe të antioksidantëve.