Ushqimet që duhet të konsumoni në darkë në mënyrë që të bëni një gjumë të mirë

Levandër poshtë jastëkut, largimi i të gjitha ekraneve dixhitale, meditimi – sigurisht që të gjitha këto janë mënyra shumë të mira që ndihmojnë për një gjumë të mirë.

Lifestyle

27/03/2018 15:20

Por sipas ekspertit, Sammy Margo në gjumin tonë ndikojnë edhe ushqimet që konsumojmë.

Një nga tre persona vuajnë nga pagjumësia dhe sipas tij  ne duhet të konsumojmë ushqime përpara gjumit që janë të të njëjtit lloj me ato që konsumojmë në mëngjes.

5 ushqimet kryesore që duhet të konsumoni në darkë përpara gjumit:

  1. banane (përmbajnë shumë magnez që është shumë i mirë për muskujt tuaj);
  2. bajame (ju ndihmojnë për të qetësuar ritmin e shpejtë të zemrës);
  3. mjaltë (shumë i nevojshëm për hormonin melatoninë në trurin tuaj përpara gjumit);
  4. drithëra (kanë karbohidrate të mira që ju ndihmojnë të mos ndjeni aspak uri as kur zgjoheni në mëngjes);
  5. gjeli i detit (përmban proteinën më të mirë).