Ursula von der Leyen takohet me Kurtin, pas takimit deklarohen për media

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot ka ardhur në Kosovë. Ajo fillimisht është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun. Pas saj, von der Leyen është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas takimit me Kurtin, ata të dy do të mbajnë konferencë për media. Ardhja e saj…

Lajme

01/10/2026 13:41

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot ka ardhur në Kosovë.

Ajo fillimisht është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun.

Pas saj, von der Leyen është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas takimit me Kurtin, ata të dy do të mbajnë konferencë për media.

Ardhja e saj në Kosovë është përcjellur me disa pengesa, pasi qytetarët kanë vendosur kamionë e vetura për të bllokuar rrugën nga aeroporti “Adem Jashari”.

Ata kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. /Lajmi.net/