Urimet e veçanta nga artistët shqiptar për 14-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sot po festohet përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz
E pikërisht në këtë ditë po pranohen shumë urime të shumta nga fytyrat publike, shkruan lajmi.net.
Nga Kosova dhe Shqipëria, përveq fytyrave politike, urime kanë dërguar edhe artistët shqiptarë.
Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka publikuar një imazh në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar: Urime ditelindja Kosova jem emri kurr mos tu harroft. Per ty dhe me ty deri n’amshim.
Një urim tjetër special erdhi edhe këngëtari i njohur, Yll Limani. Përmes një ‘Instastory’ ku publikoi flamurin e Kosovës shkroi: Kosovë! Të dua ma së shumti në botë.
Edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi uroj Kosovën për ditëlindjen e 14-të teksa ndau një imazh me ku shihet e veshur me një fustan me flamurin e Kosovës si dhe e ka shoqëruar me flamurin e Shqipërisë.
“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, ka shkruar modelja shqiptare.
Urimeve për Pavarësinë ka dërguar edhe Trixa, përmes një storje ajo ka shkruar: Gëzuar Kosova jonë!
Edhe aktorët Naser Rafuna & Osman Azemi publikuan flamurin e Kosovës duke uruar ditën e Pavarësisë.
Përndryshe urime për Pavarësinë kanë dërguar edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, këngëtaret shqiptare me famë botërore./Lajmi.net/