Urime nga Shaqiri

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka uruar mbarë popullin shqiptar me rastin e festës së 28 nëntorit, në 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse është larg nga vendlindja e tij dhe nuk mund të festojë së bashku me bashkëkombësit e tij, ai nuk ka harruar të dërgojë urimin e tij për…

Sport

28/11/2013 11:17

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka uruar mbarë popullin shqiptar me rastin e festës së 28 nëntorit, në 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe pse është larg nga vendlindja e tij dhe nuk mund të festojë së bashku me bashkëkombësit e tij, ai nuk ka harruar të dërgojë urimin e tij për festën e madhe.

“Urime festën e flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar”, shkroi Shaqiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook të bashkangjitur me flamurin e Shqipërisë.

Mesfushori i Përfaqësueses zvicerane është duke punuar rreth rikuperimit nga lëndimi që pësoi në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014, garë të cilën ai dhe shokët e tij do ta shijojnë vitin e ardhshëm në Brazil.