Uran Ismaili voton me familjen, fton qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në zgjedhjet parlamentare, duke votuar në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me anëtarë të familjes së tij. Ismaili ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Arizona, dhe djali i tyre, Omeri. Pas votimit, ai ka përcjellë një…

Lajme

28/12/2025 13:36

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në zgjedhjet parlamentare, duke votuar në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me anëtarë të familjes së tij.

Ismaili ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Arizona, dhe djali i tyre, Omeri. Pas votimit, ai ka përcjellë një mesazh për qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në proceset demokratike.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës si mjet për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.

“Demokracia fillon me pjesëmarrje. Vota është kontributi më i drejtpërdrejtë që secili qytetar mund ta japë për të ardhmen që dëshiron ta jetojë në Kosovë”, ka shkruar Ismaili, duke inkurajuar dalje sa më të madhe në votime. /Lajmi.net/