Uran Ismaili: E ardhmja është digjitale, lëndë kodimi në çdo shkollë në Prishtinë 

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar një video përmes së cilës ka dhënë zotimin e tij për shkolla digjitale në kryeqytet.

Lajme

17/09/2021 19:57

Përmes kësaj video, Ismaili ka treguar se si do të duken klasat nëpër të gjitha shkollat e qytetit dhe me ccka do të jenë të pajisura.

Për më tepër, ai ka thënë se secila shkollë do të ketë lëndë kodimi në Prishtinë.

“Lëndë kodimi në çdo shkollë në Prishtinë! Fëmijët tanë, pa dallim, meritojnë shkolla që frymëzojnë përgatitjen për të ardhmen. E ardhmja ështê digjitale.”, ka thënë Ismaili. /Lajmi.net/