Union Berlin kërkon shërbimet e Iscos
Mesfushori spanjoll, Isco është në radarin e Union Berlin. Ish-lojtari i Real Madridit, Isco Alarcon është pa ekip, pas shkëputjes së kontratës me Sevilla. Sipas raportimit të ‘Sky Sports’, Union Berlin është interesuar për magjikun spanjoll, Isco, përcjell lajmi.net. Skuadra e Bundesligës, e cila po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, pritet të…

Sport
Mesfushori spanjoll, Isco është në radarin e Union Berlin.
Ish-lojtari i Real Madridit, Isco Alarcon është pa ekip, pas shkëputjes së kontratës me Sevilla.
Sipas raportimit të ‘Sky Sports’, Union Berlin është interesuar për magjikun spanjoll, Isco, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Bundesligës, e cila po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, pritet të kontaktojë me lojtarin.
Nëse do arrihet një marrëveshje, atëherë ai do shkonte falas drejt ligës gjermane.
Mbetet të shihet nëse do ndodh transferimi i tij në Bundesliga./Lajmi.net/