Unikkatil emri kyç për të marrë vëmendje, a është Ghetto Geasy arsyeja e nënçmimeve të Feros karshi reperit
Fero sërish përmend emrin e Unikkatilit në profilin e tij në Instagram.

ShowBiz
Fero është një nga emrat më të lakuar në shoubizin shqiptar, kjo jo vetëm për shkak të muzikës që ‘prodhon’ për adhuruesit e tij por shpeshherë edhe për deklaratat që lëshon rreth artistëve të tjerë, që jo rrallë herë dalin kontroverse, shkruan lajmi.net.
Në videon e fundit të publikuar në Instagram, ai ka nënçmuar Unikkatilin duke iu referuar ati si një kuzhinier.
Reperi ka kohë që shoqërohet me njërin nga ikonat e hip-hopit shqiptar Ghetto Geassyn, a mund të jetë ky i fundit arsyeja pse gjilanasi ka ndryshuar krejtësiht mendimet e tij karshi legjendës së repit shqiptar Unikkatil? pasi dihet se edhe vet Geti nuk gëzon raporte të mira me Viktorin (Unikattilin).
Kujtojmë se vite më parë Feroniti i njohur me emrin artistik Fero ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku moderatori aso kohe kishte marrë mendimin e rep-artistit për Unikkatilin, një opinion që vite më pas ka ndryshuar për 180 shkallë.
“Unikkatili legjendë është ky” ishin fjalët e Feros gjatë intervistës.
Tash e një kohë në shumicën e postimeve ai ‘thumbon’ Unikkatilin, arsyeja e vërtetë a është ndikimi i Ghetto Geasyt?, apo thjesht kjo është një ‘lojë’ e 22 vjeçarit për të marrë vëmendje më të madhe mediale, që shumë artistë kanë praktikuar të njëjtën loje më pikërisht të njëjtin personazh. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B3U_uA5lVcM/