UNICEF-i ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive
UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes për involvimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në aktivitete sportive, raporton Ekonomia Online.
Lajme
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 6-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale duke përfshirë edhe familjet e tyre dhe komunitetin.
Fëmijëve 6-8 vjeç do t’u jepet mundësia për të zhvilluar aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.
Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë arrin afër 200 individë me aftësi të kufizuara intelektuale në 4 qytete të Kosovës.
Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF-it dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë.