Umititi mund të rikthehet te Lyoni

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti mund të transferohet te Olympic Lyon.

Sport

19/06/2022 14:11

Umtiti është shumë afër largimit nga Barcelona.

Xavi Hernandez nuk e sheh lojtari si të rëndësishëm për planet e tij, andaj këtë verë pritet largimi i tij nga ‘Camp Nou’.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, francezi mund të transferohet te Lyon, përcjell lajmi.net.

Presidenti i klubit francez ka kontaktuar me agjentin e mbrojtësit, por ende nuk ka dicka zyrtare.

Umtiti u transferua pikërisht nga Lyoni te Barca në vitin 2016./Lajmi.net/