Ulutash dhe Sorensen diskutojnë dialogun Kosovë-Serbi: Thelbësor për sigurinë afatgjatë në Kosovë
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, siç njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it, gjeneralmajori Ulutash ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me…
Lajme
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit, siç njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it, gjeneralmajori Ulutash ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me EULEX-in, si dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, ky proces është thelbësor për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, “në dobi të të gjitha komuniteteve”.
“KFOR vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka theksuar Ulutash.
Sorensen, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me presidenten Osmani e me kryeministrin në detyrë Kurti.