Ulutas pret në takim zyrtarin e KiE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve
KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. Në njoftim theksohet se, takimi mes të dyve, ka ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbimin…
Lajme
KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Në njoftim theksohet se, takimi mes të dyve, ka ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Njoftimi:
Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), z. Yunus Emre, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.