Ulqin, gjenden dy të vdekur në marketin Solaris

Dy persona janë gjetur të vdekur të enjten në një shitore në Ulqin, njoftojnë mediet malaziase.

Lajme

30/05/2014 00:46

Reporteri i të përditshmes \”Vijesti\” të Podgoricës njofton se kufomat e një mashkulli dhe një femre janë gjetur në markektin \”Solaris\”, ndërsa sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Një nga viktimat është vëllai i pronarit të marketit, Mark Dukagjini. Thuhet se e vdekur është gjetur edhe punëtorja në këtë market, Aldiana Ceka.

Policia është duke hetuar rastin, por ende nuk ka dhënë asnjë informatë për këtë.