Ulpiana triumfon ndaj Drenicës, Dukagjini mposht Feronikelin
Ulpiana ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ulpiana, derisa Dukagjini ka triumfuar ndaj Feronikelit.

Sport
Ulpiana ishte bindshëm më e mirë se Drenica, duke fituar me rezultat komod 3:1, shkruan lajmi.net.
Goncalves hapi serinë e golave pas 28 minutave lojë, duke shënuar një gol të bukur.
Ishte Shkalla që dyfishoi epërsinë (57′), derisa Selimi u përkujdes për golin e tretë (87′).
Reci kishte rastin e artë që të shënonte në fundin e ndeshjes, por që dështoi nga pika e bardhë, duke goditur shtyllën.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Dukagjini shton presionin Feronikelit, që vazhdon drejt rënies nga liga.
Në fundin e ndeshjes, Drenica realizoi golin e nderit përmes Kreshnik Ukës (90+6).
Me këtë humbje, Drenica zë pozitën e pestë me 28 pikë, derisa Ulpiana ngritët në pozitën e tetë me 22 sosh.
Skuadra e Armend Dallkut fitoi bindshëm ndaj Feronikelit me rezultat 0:3. Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase nuk kishte asnjë gol.
Carioca Jean zhbllokoi shifrat me një gol të bukur, gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Dallku dyfishoi avantazhin në minutën e 65-të, derisa Januzi vulosi fitoren (82′).
Me këtë fitore, Dukagjini qëndron në pozitën e nëntë me 21 pikë, derisa Feronikeli në fund me 11 sosh./Lajmi.net/