Ulpiana bëhet me park arkeologjik (Video)
Ditën e enjte do të bëhet inaugurimi zyrtar i parkut arkeologjik në Ulpianë, njofton Klan Kosova.
ShowBiz
Shumë gjurmë të periudhës së gurit e monedha të kohës romake, veç tjerash janë gjetur këtu.
Ky park përkohësisht do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, ndërkaq çmimi që do të paguajnë vizitorët nuk është caktuar ende.
Në këtë park do të punësohen shtatë persona, ndërsa deri më tani në këtë lokacion janë shpenzuar më shumë se 500 mijë euro e punime do të ketë ende.
