Ulet numri i të arrestuarve për mosrespektim të masave të qeverisë
Në Kosovë po vazhdojnë të raportohen raste të arrestimeve për personat që nuk respektojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajme
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, brenda 24 orësh janë ndaluar gjithësej 24 persona në tërë territorin e vendit, shkruan lajmi.net.
Më së shumti të arrestuar gjatë kësaj periudhe pati në Prizren, gjithësej 20 persona, pasuar nga Mitrovica dhe Prishtina me nga tre të arrestuar.
Krahasuar me ditët e kaluara, numri i personave të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit është ulur dukshëm, krahasuar me ditët paraprake kur ky numër kalonte shifrën prej 50 personash.
Ndryshe, deri tani në Kosovë janë shënuar 449 raste pozitive me koronavirus. /Lajmi.net/