Ulëset e Audi A3 të re pritet të përbëhen nga plastika

Audi planifikon të lansojë gjeneratën e ardhshme A3 në evenimentin e makinave në Gjenevë të Zvicrës.

Auto & Tek

25/02/2020 21:35

Shfaqja në Gjenevë është vetëm disa javë larg, por Audi dëshiron t’i mbajë njerëzit të interesuar për makinën e saj të re, kështu që ka vendosur të lëshojë një “ngacmues” tjetër, transmeton lajmi.net.

Këtë herë, Audi ka treguar në lidhje me një material të ri të ulëseve të modelit të ri të saj – të përbëra nga plastika.

Firma thotë se deri në 89% të tekstilit përbëhen nga shishe terefalate të polietilenit të ricikluar (PET), të cilat më pas shndërrohen në fije për mbulesat e ulëseve.

Secili A3 do të përmbajë 45 shishe 1.5-litërshe për vend dhe me 62 shishe shtesë për qilimat.

Përbërësit e tjerë të brendshëm të prodhuar nga materialet e ricikluara përfshijnë materialet izoluese dhe amortizuese, kutinë e bagazhit, si dhe dyshemenë e ngarkimit. /Lajmi.net/