Ukraina mund ta sulmojë Rusinë (Video)
Udhëheqësi i batalionit të vullnetarëve ukrainas, tani edhe deputetë, ka thënë se batalionet janë të gatshme të ndërhyjnë edhe brenda Rusisë.
Bota
Përveç mbrojtjes së Ukrainës ai tha se vullnetarët që po mbrojnë vendin nga separatistët pro – rus janë të gatshëm të kryejnë sulme edhe brenda Federatës Ruse.
“Unë po flas në emër të batalioneve vullnetare, sepse unë kam më shumë informacion … Sot ne jemi të gatshëm jo vetëm për të mbrojtur Ukrainën, por për të pushtuar edhe Federatën Ruse”, tha Yury Bereza në një emision televiziv në Ukrainë. (lajmi.net)