Ukraina humb dy ushtarë, por kap dy rusë
Ushtria e Ukrainës thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur nga sulmet e separatistëve pro-rusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Bota
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko tha sot se ushtarët ishin vrarë gjatë ditës së djeshme, raporton REL.
Ky njoftim u bë derisa ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka kapur dy ushtarë rusë, që luftonin së bashku me kryengritësit pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës.
Prej prillit të vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti në Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6 mijë vetë.
Në rajonet lindore, Donjeck dhe Lluhansk, vazhdon të ketë luftime sporadike, megjithë armëpushimin e arritur në gjysmën e muajit shkurt në Minsk, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.