Ukraina godet Rusinë me dron dhe raketa

Rusia thotë se ka shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të gjuajtur në territorin e saj nga Ukraina. Zyrtarët lokalë raportuan se dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulm. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 13 raketa dhe 32 dronë u rrëzuan mbi disa rajone ruse. Një fëmijë u raportua i vrarë në rajonin…

Bota

30/12/2023 15:58

Rusia thotë se ka shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të gjuajtur në territorin e saj nga Ukraina.

Zyrtarët lokalë raportuan se dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulm. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 13 raketa dhe 32 dronë u rrëzuan mbi disa rajone ruse.
Një fëmijë u raportua i vrarë në rajonin Bryansk, ndërsa një burrë në rajonin Belgorod, u tha gjithashtu se kishte vdekur.

Sulmet pasojnë ato në Ukrainë, të cilat vranë të paktën 37 persona. Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi qytetet me raketa dhe sulme me dronë në të gjithë vendin të premten, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, Odesa, Dnipro, Kharkiv dhe Lviv.

Në një përditësim të shtunën, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchsko tha se shtatë trupa të tjerë ishin nxjerrë nga rrënojat e një magazine që ishte goditur – duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në 16.

Ai i përshkroi sulmet e së premtes si më vdekjeprurësit për civilët në kryeqytet, duke shpallur një ditë zie në Kiev të hënën. /BBC