Ukë Rugova para trupit gjykues

Ka nisur seanca gjyqësore kundër të akuzuarve Ukë Rugova dhe nëntë të tjerëve, nën dyshimin se kanë bërë keqpërdorime më Viza Schengen. Ata do të paraqiten para një trupi gjykues.

Lajme

06/02/2014 12:33

Ka filluar seanca e parë gjyqësore kundër Ukë Rugovës dhe të akuzuarve të tjerë.

Të përcjellë nga pjesëtarë të EUEX’it, të akuzuarit janë futur në objektin e Kinemasë ABC1, ku do të mbahet edhe seanca.

Kjo është hera e parë që Ukë Rugova dhe 9 të dyshuarit të tjerë dalin para trupit gjykues i cili përbëhet nga ndërkombëtarë dhe vendorë.

Ukë Rugova dhe 9 persona të tjerë akuzohen se kanë bërë keqpërdorime me Viza Schengen të shtetit të Italisë për qytetarë të Kosovës.

Avokati i Ukë Rugovës, Bajram Tmava, ka thënë se pas bastisjes që kanë bërë forca të EULEX’it në rezidencën e të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, nuk është gjetur asnjë dëshmi apo provë për akuzat e ngritura.